Transmetuar më 22-08-2015, 21:13

Ksamil, 22 gusht 2015, NOA.al- Dallgët e larta që ka pasur deti Jon sot, kanë rrezikuar jetën e katër personave tek Plazhi i Pasqyrave në Ksamil.
Katër personat kishin hipur në një skaf, por për shkak të dallgëve të larta nuk kanë mundur dot të dalin normalisht në breg.
Ata kanë kërkuar ndihmë dhe ne vendngjarje ka mbërritur ekipi i shpëtimit, i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e katër personave në breg të detit pas 40 minutave.
Katër personat që ju rrezikua jeta janë, Elket Duka, Ridvan Memika, Andromaqi Duka dhe Virgjina Duka. Të gjithë janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





