Transmetuar më 22-08-2015, 19:00

Tiranë, 22 gusht 2015, NOA.al-Dekriminalizimi, pritet të jetë edhe në sesionin e ri parlamentarë kryefjala e të gjitha diskutimeve.
Nga Partia demokratike mësohet se ekspertët e saj po punojnë që në fillim të shtatorit të paraqesin në kuvend disa amendamente për të ndryshuar kushtetutën.
Këto amendamente do ti paraqiten si fillim për diskutim komisionit parlamentarë që është ngritur në Kuvend për dekriminalizimin.
Sipas demokratëve, nëse merren parasysh amendamentet e saj, atëherë politika dhe administrata shqiptare, në çdo nivel të saj, të pastrohet nga personat me rekorde kriminale. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





