Transmetuar më 22-08-2015, 18:03

Rrëzimi i një avioni të vogël gjatë një shfaqjeje në ajër ka shkaktuar 7 viktima e disa të plagosur në një zonë të Anglisë.

Avioni luftarak i tipit Hawker Hunte, i vitit 1950, ishte pjese një manovre ajrore në Shoreham, kur piloti hasi probleme në drejtimin e tij. Për pasojë, avioni është rrëzuar dhe në aksident janë përfshirë edhe katër makina.

Nuk dihet ende numri i të plagosurve dhe as gjendja e tyre, por nga raportimet e para mësohet se piloti është nxjerrë i gjallë. Shfaqja po ndiqej nga të paktën 20 mijë njerëz. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd