
Një nga nën produktet e bulmetit është edhe hirra. Kush është rritur në fshat dhe ka parë gjyshet ose mamatë duke bërë gjizë ose djathë e di se çfarë është hirra dhe sa shije të mirë ka.
Sot ky produkt nuk përdoret pothuajse fare dhe pak kush mund të dije për vlerta ushqyese që ka ajo dhe sidomos ndihmon shumë tretjen.
Hirra, posedon 16 lloje të proteinave, tetë minerale, shtatë vitamina, 23 aminoacide, 11 enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.
Disa besojnë se hirra posedon vlerë më të lartë ushqyese sa të bardhat e vezës. Nxit punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara.
Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, ndihmon në aktivizimin e shumë funksioneve të trupit, e po ashtu ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit shtesë. Studiues si dr. Drasek dhe dr. Menkiv kane dokumentuar se si banoret e Kaukazit nuk e dine se çfarë është tuberkulozi, kanceri apo çrregullimet e zorrëve. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





