
Durrës, 22 gusht 2015, NOA.al-Policia e Durrësit bën të ditur se në rrugën automobilistike Krujë-Qafshtamë në drejtim të fshatit Cudhi, ka dalë nga rruga me mjetin tip motorçikletë shtetasi A. M.20 vjeç banues në fshatin Cudhi-Krujë.
Për pasojë shtetasi A.M. ka mbetur i plagosur ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Gjithashtu i plagosur nga ky aksident ka mbetur edhe shtetasi A.M. 30 vjeç,i cili ka qene pasagjer. 30 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Krujës.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





