Transmetuar më 22-08-2015, 13:38

Këngëtarja Genta Ismajli po kalon një verë të ngjeshur me koncerte dhe me aktivitete të ndryshme.

Por nga aktiviteti në aktivitet koha është e limituar dhe ajo përfiton nga ato pak momente që ka të lira për të shijuar detin.

Genta ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet te zona e “Ranës së hedhun” (Rëra e hedhur) në Lezhë, buzë detit.

E veshur me rroba banje dhe me pantallona të shkurtra, Genta tregon një trup të tonifikuar. Mirëpo ajo që bie në sy është fakti se një pjesë të trupit e ka mbuluar me rërë, ndoshta për të fshehur ndonjë gjë që s’i pëlqen./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd