Transmetuar më 22-08-2015, 11:31

Një ngjarje shokuese ka ndodhur me një kufomë në Indi. Një burrë i cili humbi jetën i përplasur nga një tren, qëndroi gjatë aty duke bërë që t’i kalojnë sipër edhe 16 trena të tjerë.
Kufoma e copëtuar u hoq nga binarët vetëm në përfundim të një debati për juridiksionin e rastit mes policisë së zonës, konfilikt i cili zgjati plot gjashtë orë.
Siç shkruan “The Times of India”, ky rast është shënuar dy ditë më parë në Bareilly, të shtetit të Uttar Pradesh.
Viktima i cili nuk është identifikuar ende, po kalonte në binar kur u përplas nga treni i cili ecte me shpejtësi./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





