






















Në Twin Oaks duket sikur koha ka ndaluar. S’ka televizor, videolojëra dhe as telefona. E vetmja lidhje me teknologjinë, megjithëse shumë e limituar, është interneti. Dhe të fotografosh, nuk është e thjeshtë.
Në një periudhë kur duket e pamundur të jetohet pa lidhje teknologjike, jetesa funksionon më së miri në komunitetin rural të Virginia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Twin Oaks banorët ndajnë çdo gjë, që nga shtëpitë, veshjet e deri te edukimi i fëmijëve, madje ndajnë dhe partnerët bashkë.
Ky komunitet shtrihet në 450 hektarë, pak kilometra larg qytetit të Luisa dhe në total janë 105 persona, 92 të rritur dhe 13 fëmijë, të cilët jetojnë sipas rregullave të asaj që e quajnë “varfëri inteligjente”.
“Kush vendos të bëhet pjesë e komunitetit tonë nuk do të bëhet kurrë i pasur, por nuk do të vuajë kurrë nga uria dhe nuk do të mbetet i papaunë”, thotë Keenan Dakota, anëtar i Twin Oaks.
Çdo banori të këtij komuniteti i sigurohet një “pagë mujore” prej 103 dollarësh me pakt që secili të punojë 42 orë në javë, në pastrim, kuzhinë, kultivim perimesh dhe rritjen e kafshëve.
Një nga praktikat më të pazakonta të këtij vendi, është se kur një çift mendon të bëhet me fëmijë, duhet të marrë aprovimin e komunitetit.
“Rritja e një fëmije sjell shpenzime që nuk duhen nënvlerësuar dhe për to duhet të përgjigjet Twin Oaks”, thotë Dakota. Por pavarësisht këtyre rregullave nuk janë të paktë ata që duan të bëhen pjesë, duke marrë parasysh se tashmë ekziston një listë pritjeje./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





