
Korçë, 22 gusht 2015, NOA.al- Tre persona në Devoll vjedhin një vend të shenjtë. Mustafa Nexhipi 27 vjeç, nga fshati Pojan i Korçës, Ismail Matja 49 vjeç nga Fieri dhe Arben Dangaj 47 vjeç nga Pirgu i Korçës, janë ndaluar nga policia ditën e djeshme si të dyshuar për ngjarjen.
Siç raporton Noa.al, arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme u kapën në flagrancë, në fshatin Nikolicë të Devollit, ku në bashkëpunim me njeri tjetrin, dyshohet të kenë vjedhur një sasi lekësh, brenda një vendi të shenjtë, në këtë fshat.
Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për ndjekje të mëtejshme./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





