Transmetuar më 22-08-2015, 10:10

Fier, 22 gusht 2015, NOA.al- Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Udhërrëfyesi” bëri të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike dhe vuri në pranga dy persona.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se të ndaluarit janë Raul Muçobega, 45 vjeç, banues në Memaliaj dhe Klaudjo Beca, 39 vjeç, banues në Veliqot të Tepelenës.

Ata u ndaluan pak para mesnatës së kaluar në aksin rrugor Vajkan- Fier, në vendin e quajtur “Mbrostar-Ura” në automjetin tip “Audi” me targa AA 195 LP, që nga 45 vjeçari Raul Muçobega u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Ndërsa 39 vjeçari Klaudjo Beca me mjetin tip Benz me targa AA 412 LH shoqëronte mjetin që u kap me lëndë narkotike.

Nga ana e uniformave blu vijojnë ende hetimet për zbardhjen e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike si dhe bashkëpunëtorët e mundshëm të të ndaluarve.

Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penal “Prodhim dhe shitje e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd