Transmetuar më 22-08-2015, 08:25

Është vënë në pranga këngëtarja dhe balerina Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe si “Kallashi”. Arrestimi i saj është bërë një ditë më parë në lokalin ku ajo punon në Prizren të Kosovës.

Sipas mediave kosovares gjatë kontrollit në lokalin e natës “Kobra City”, u gjetën lëndë narkotike dhe armë.

Në fotot që gjeni bashkëngjitur shihet Kallashi me pranga në duar ndërsa ecën qetësisht. Deri më tani nuk dihen ende akuzat që rëndojnë mbi të. Gjatë kontrollit në lokal u gjet një pushkë gjysmë auomatike, një sasi fishekësh të formave të ndryshme, tre pistoleta dhje një një sasi droge në formë pilulash./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd