Transmetuar më 22-08-2015, 07:50

Një burrë nga Kentucky, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u arrestua për zhvarrosjen e kufomës së babait të tij, i vdekur prej 30 vitesh.

Protagonist i këtij rasti është 44 vjeçari Michael May, i cili disa ditë më parë në gjendje të dehur, hyri në varrezat e qytetit dhe gërmoi në varrin e babait deri sa nxorri eshtrat e tij dhe nisi të bisedojë me të, si të mos kishte ndodhur asgjë.

Gjithçka po shkonte mirë për Michael, deri kur një agjent policie i cili po patrulonte pa gjithë skenën, u afrua dhe kërkoi shpjegime nga 44 vjeçari.

“Po bisedoja me tim atë, po e pyesja se si është në parajsë. Vendi i tij është në tokë dhe jo nën tokë. Po të doni mund të më arrestoni, por kur të dalë do e bëj sërish”, tha May./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd