
Një akt i tmerrshëm për ta çliruar nga djalli, nga ana e familjes së saj. Një vajzë 16 vjeçare u përdhunua dhe gati sa nuk u vra nga dy vëllezërit dhe motra e saj e madhe, në bashkëpunim me prindërit.
E reja aktualisht lufton mes jetës dhe vdekjes. Ngjarja shokuese ka ndodhur në General Pinedo, në provincën veriore të Chaco në Argjentinë.
Prindërit e së resë mendonin se vajza ishte pushtuar nga djalli. Kështu ajo u përdhunua nga disa meshkuj, përfshirë dhe vëllezërit e saj, ndërsa në fund ju nxorr njëri sy.
Gjithë personat e përfshirë në këtë akt janë ndaluar nga policia, bashkë me priftin e komunitetit, i cili kishte rekomanduar ritualin./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





