
Tiranë, 21 gusht 2015, NOA.al- Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se Kryeministri Edi Rama ka humbur çdo lidhje me realitetin dhe se vetëm ai ka kurajon që gropën 160 milionë dollarëshe në dogana dhe tatime ta quajë sukses të transformimit ekonomik.
Në një qëndrim për mediat pasditen e sotme ai tha se ekonomia lëngon, çmimi i naftës kap majat, shqiptarët shtrëngojnë rripin, refugjatët vërshojnë drejt Europës, por Edi Rama krihet para pasqyrës së propagandës.
Sipas tij, kryepërgjegjësi krihet sepse nuk ka ndjeshmërinë më të vogël për ankthin e mijëra familjeve që luftojnë përditë betejën për bukën e gojës.
Në këtë linjë ai shprehet se kreut të qeverisë nuk ja ndjen për fatin e qindra mijëra të papunëve që kanë dalë në mes të rrugëve prej taksave dhe çmimeve të larta dhe se nuk i bëhet vonë për dhjetëra mijë shqiptarë që kanë marrë rrugët e kurbetit qëkur ky mori frenat e pushtetit.
“Nuk i kupton e as nuk do ti kuptojë hallet e njerëzve; nuk i hynë në sy listat e shtuara në dyqane, dhe sofrat e boshatisura të familjeve shqiptare. Sepse ai vetë është në krye të një sofre tjetër, tog me kontrabandistët e naftës dhe cigareve, tog me klanet kriminale të Bushëve dhe Roshëve me shokë”, deklaron Basha.
Ai e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se Rama nuk ka nuk ka asnjë plan apo zgjidhje, por vetëm kërbaç për të pamundurit, kulaç për klientelën dhe çorbën e prishur të propagandës, që nuk ja gëlltit më askush./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





