Transmetuar më 21-08-2015, 18:51

Jaht, vila, plazhe të mrekullueshme nga Mikonos në Bahamas, çanta të shtrenjta dhe shumë argëtim.

19 vjeçarja Maria Olympia e Greqisë, po kalon një verë vërtetë përrallore dhe që shumë bashkëmoshatare të saj nuk kanë mundësi.

Por ajo që bën diferencën është se e reja është trashëgimtarja e Paolos së Greqisë, princi trashëgimtar i kurorës helene.

Në një verë kur vendi i saj i origjinës është në mes të krizës, Maria Olympia sipas mediave vendase duhet të ruante një profil të ulët.

Por 19 vjeçarja ka lindur në New York dhe nëna e saj është Marie-Chantal Miller, vajza e një milioneri amerikan, ajo nuk e ka problem të postojë fotografi të tilla./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd