
Mënyra si e mësuan lajmin e kobshëm, anëtarët e familjes Gjokpali, për vdekjen e nuses së shtëpisë dhe plagosjen e djalit të tyre, ishte e tmerrshme: Ata ishin duke folur në telefon, në momentet kur një tren mallrash po përshkonte hekurudhën te stacioni pranë të cilit ishin duke pritur çifti i ri dhe disa persona të tjerë.
Familja Gjokpali në Petresh të Elbasanit është ende e shokuar nga aksidenti i pardjeshëm.
Babai i 23 vjeçarit Saimir Gjokpali pohon se gruaja e tij po fliste me të birin, kur ndodhi ngjarja.
Në fillim ata nuk kuptuan se çfarë ndodhi. Por më pas dikush i mori dhe u tregoi se çifti i ri ishte aksidentuar në Frankfurt të Gjermanisë.
Ela Haziraj humbi jetën ne vend, kurse Saimiri ndodhet në spitalin lokal në gjendje të rëndë.
Ela dhe Saimiri kishin përfunduar studimet universitare dhe dy vjet më parë kishin shpallur fejesën.
Përpjekja për një jetë më të mirë i çoi në Gjermani, ku u detyruan të aplikojnë për azil. Kërkesa u refuzua dhe ata prisnin riatdhesimin. Të mërkurën, ndodhi tragjedia, teksa duke pritur në stacionin e trenit, u përfshinë nga një tren mallrash bashkë me disa të tjerë.
Ela humbi jetën, Saimiri u plagos rëndë e bashkë me të edhe disa të tjerë që u dërguan gjithashtu në spitalin më të afërt.
Një azilante shqiptare e shtyp treni për vdekje, pak pasi mori refuzimin
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





