
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë.
Duke folur sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, u shpreh se, “Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë dhe njësiteve paraushtarake dhe është mbështetur edhe nga intelektualët serbë. Thjesht dhe qartë kjo luftë e Serbisë ishte një fashizëm i pastër”.
Në vijim ai tha se Kosovën e njohin shumica e vendeve të OKB-së.
Duke folur për votimin Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës ai nënvizoi se se askush në Kosovë nuk do të lejojë barazimin e Gjykatës Speciale me krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë.
Sipas tij, nuk do të lejohet rishkrimi i historisë, pasi nuk mund të barazohet i shtypuri me shtypësin./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





