




“Na detyronte të puthnim një statujë-penis gjigant dhe të këndonim emrin e tij”
Detaje të reja dalin për aferat seksuale skandaloze të ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni, bosi i medieve kryesore në vendin fqinjë.
Një libër i ri ka sjellë disa detaje sensacionale nga festat e shfrenuara me femra të ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.
Libri është botuar nga Michael Day dhe mban titullin “Qenia Berluskoni: Ngritja dhe Rënia, nga Costa Bostra, tek Bunga Bunga”.
Michael Day thotë ka marrë dëshmi nga disa prej femrave që merrnin pjesë në orgjitë e Berluskonit.
Në libër thuhet se Berluskoni parakalonte me penisin jashtë, të cilin ia preknin femrat që merrnin pjesë në orgji dhe ato ishin të detyruara të këndonin dhe thirrnin “lavdi Zotit për Silvion”.
Ai i joshte femrat duke iu premtuar vende pune në televizionet e tij. Dihet që Berluskoni është pronar i disa TV dhe medieve të tjera si rrjeti televiziv Mediaset ku bëjnë pjesë Canale 5, Italia 1 dhe Rete 4 e disa të tjera.
Ambra Battilana dhe Chiara Danese, të ftuara në një nga festat e Berluskonit, tregojnë në libër se ai i thërriste femrat që merrnin pjesë në orgji, “të voglat e mia”.
Ato tregojnë se festa bëhej në një nga vilat e tij në periferi të Milanos dhe në të merrnin pjesë dhjetra femra.
“Disa minuta pas mbërritëm në festë, disa nga vajzat zbuluan gjoksin dhe ia afronin Berluskonit t’i puthte”, thonë ato.
“Ato ndërkohë e preknin Berluskonin nga pjesët intime. Gjithashtu edhe ai bënte të njëjtën gjë, ndërkohë që vajzat përsërisnin ‘lavdi Zotit për Silvion’”, tregojnë më tej vajzat.
“Pasi bëri gjithë ato shaka të turpshme, Berluskoni urdhëron sjelljen e një statuje.
Që andej del një njeri me penis të madh dhe Berluskoni i detyronte vajzat të puthnin penisin”, thonë dy femrat në librin që pritet të publikohet të hënën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





