






Një përplasje e dhunshme ka precipituar në një qendër të strehimit të refugjatëve-aplikantë për azil në qytetin Suhli në Gjermani, pas grisjes së librit të Kur’an-it të shenjtë nga një person.
Sipas policisë gjermane një i ri nga Afganistani provokoi të pranishmit duke grisur fletë të Kur’an-it dhe duke sharë fenë islame. Kjo bëri që të shpërthente dhuna, duke shkaktuar 17 të plagosur.
I riu nga Afganistani ka shpëtuar pas ndërhyrjes së forcave policore që ruajnë kampin e refugjatëve.
Veç mbështetësve të të riut afgan me turmën u përleshën edhe forcat e rendit, pasi ndërhyrja e tyre nuk u mirëprit nga refugjatët. Ata qëlluan policinë me gurë e mjete të tjera të forta, duke lënë të plagosur 6 prej tyre, ndërsa 11 të plagosurit janë refugjatë nga të dy palët në konflikt.
Ministri i Emigracionit, Dieter Lauinger tha për mediat se përplasja mes refugjatëve nuk nisi si revoltë për kushtet e jetesës.
Ambienti ku janë akomoduar është projektuar të strehojë 1200 persona. Ministri Lauinger pranoi se edhe 600 të tjerë qëndrojnë aty mbi kapacitet.
Bodo Rameloë, Kryeministri i landit të Thuringias, ku ndodhi ngjarja, tha se përzierja e personave me kombësi të ndryshme, natyrshëm do të sjellë përplasje.
“Veprimi i të riut, patjetër që do të ngjallte trazira, pasi pjesa më e madhe e të strehuarve në këtë ambient janë me prejardhje myslimane”- tha Rameloë.
I riu që grisi fletët e Kur’an-it është strehuar në rajonin e policisë, pasi mori trajtimin mjekësor.
Kohët e fundit në disa kampe refugjatësh janë regjistruar përplasje, kryesisht për shkak të kushteve në të cilat janë akomoduar. Përplasje të dhunshme ka pasur edhe mes shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova.
Shqiptarit i refuzohet azili në Gjermani, kërcënon me vetëvrasje
Refugjatët në Gjermani, ekzistojnë 1000 përgjigje, por mesazhin më të mirë e jep ky 4-vjeçar
Intervista, Merkel: S’mund t’i japim azil kujtdo që beson se në Gjermani ka shans për punësim
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





