



Tronditet nga pamja e gruas pa grim, e padit për traumë. Kjo ka ndodhur në Algjeri, ku një i ri vendas paditi gruan e tij menjëherë pas ditës së parë të martesës, për mashtrim, shkaktim traume dhe vuajtjeje psikologjike.
Lajmi i padisë është publikuar nga mediat algjeriane. I riu kërkon 20 mijë dollarë dëmshpërblim nga bashkëshortja e tij.
Padia e tij u ngrit pasi pa për herë të parë gruan e tij të re, pa grim në fytyrë. I riu thotë se mbeti i tronditur kur pa fytyrën e saj pa tualet, mëngjesin pas natës së parë me bashkëshorten e tij.
Ai thotë se e ngatërroi fillimisht me një hajdute, pasi imazhi me të cilin kishte fjetur në të njëjtin shtrat ishte krejt ndryshe.
“Dukej e bukur dhe shumë tërheqëse para martesës, por kur u ngrita në mëngjes dhe pasi pashë që ajo kishte larë fytyrën, u frikësova dhe fillimisht kujtova se mos ishte një hajdute”, thotë ai.
Shikoni femrën e paditur tek fotot e mëposhtme, pa dhe me makijazh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





