Transmetuar më 20-08-2015, 20:21

Deri tani keni lexuar ndoshta pa fund për maska, nga më të ndryshmet.

Disa janë shumë të komplikuara, por kjo që gjeni më poshtë, është ndër më të arrirat.

E thjeshtë, e pastër, pa mundim dhe pa kosto, e mbi të gjitha efektive dhe pa asnjë rrezik.

Kjo maskë pastron fytyrën nga pikat e zeza (aknet) duke ndalur rishfaqjen e tyre

Përbërësit e kësaj maske janë, çaj kamomili dhe 3 lugë gjelle argjilë e gjelbër. Mos harroni se argjila e gjelbër është e rekomanduar për lëkurat me yndyrë. Argjila e gjelbër gjendet në dyqanet e mira kozmetike dhe përmban shumë minerale si magnez, kalcium, kalium, bakër dhe selen.

Përgatitja bëhet si më poshtë:

Vëreni kamomilin me ujin të ziejë. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet çaji.

Në një tas hidhni 3 lugë gjelle me argjilë dhe më pas shtoni çajin e kamomilit derisa të realizoni një masë kompakte.

Përziejeni mirë dhe më pas aplikojeni në fytyrën e larë më parë.

Lëreni maskën të veprojë për 15 deri 20 minuta. Dhe më pas hiqeni duke e shpëlarë fytyrën me ujë të ngrohtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd