
Këngëtarja e njohur shqiptare Manjola Nallbani po shijon pushimet e verës në Amerikë.
Nga fotot që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram duket se ka shëtitur në shumë vende.
Fotoja më e fundit që Manjola sjell është pranë yllit të këngëtares dhe aktores së famshme Jennifer Lopez.
“Tek ylli i Jennifer Lopez në Walk of Fame në LA! E adhuroj këtë femër dhe artiste super të suksesshme që i tregon gjithë botës me bukurinë e talentin e jashtëzakonshëm se mosha është gjendje dhe energji dhe jo numër! Për më tepër e kam idhull se kemi lindur në një vit e në një shenjë( Luani).”, shkruan Manjola.
Por vlen për të theksuar se edhe këngëtarja jonë nuk mbetet më pas për nga përgatitja profesionale pro edhe linjat fizike. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





