Transmetuar më 20-08-2015, 15:24

Greqi, 20 gusht 2015, NOA.al- Shtimi i numrit të emigrantëve në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, ka shkaktuar kaos në linjën hekurudhore mes Shkupit dhe Selanikut.

Mediat bëjnë të ditur se më shumë se 4 mijë emigrantë kanë bllokuar hekurudhën Selanik-Shkup, në pjesën e kufirit me Maqedoninë. Për shkak të kësaj situate, në territorin grek është bllokuar një tren udhëtarësh dhe një tren mallrash.

Në zonën kufitare midis dy vendeve janë grumbulluar mbi 3 mijë emigrantë, të cilët po tentojnë të hyjnë në Maqedoni, por që janë penguar nga njësitet speciale të Maqedonisë.

Në zonën kufitare ka mbërritur edhe njësia speciale greke e cila ka informuar për situatën në anën greke të kufirit.

Mijëra emigrantët, kryesisht të rinj të moshave prej 20 deri 30 vjeç synojnë që përmes Maqedonisë të shkojnë në Serbi dhe më pas në vendet e Evropës Perëndimore.  /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd