Transmetuar më 20-08-2015, 14:32

Tiranë, NOA.al- Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë motin në pjesën më të madhe të territorit shqiptar por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore.

Në orët e mesditës vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin ndërsa në zonat malore do të ketë zhvillim të vranësirave dhe për pasojë, shira të përkohshëm në zonat veriore dhe verilindore.  Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat do të tërhiqen në vijën kufitare veriore – verilindore duke e lënë vendin me mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rënie me 2 – 3 gradë, në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në brigjet Jugore, duke arritur shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në det do të ketë dallgëzim 3 – 4 ballë.

Europa

Gadishulli Ballkanik do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira. Vranësira dhe shira më të dobët do të dominojnë kushtet meteorologjike mbi ishujt Britanikë dhe zonën e Pirenejve ndërmjet Francës dhe Spanjës. Por sërisht pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të vijojë të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd