Transmetuar më 20-08-2015, 14:12

Justin Theroux dhe Jennifer Aniston mbajtën të fshehtë dasmën e tyre, duke mos treguar asnjë detaj rreth saj apo edhe listës së  miqve të ftuar. Por Jennifer nuk ka preferuar ta bëjë këtë me unazën e martesës.

Në daljen e parë publike që ajo ka pasur pas kthimit nga muaji i mjaltit në Bora-Bora, nuk ka hezituar të tregojë unazën e martesës më diamant që Justin i ka dhuruar.

Ajo ishte veshur e gjitha me të zeza dhe dukej mjaft elegante, por këtë herë vëmendja ishte tek unaza me diamante të vegjël. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd