Transmetuar më 20-08-2015, 13:59

Ndryshon edhe moda e veshjeve të prostitutave  në Itali. Tani ato do të detyrohen të lënë mënjanë minifundin dhe të veshin pantallona dhe jelekë fosforeshentë në mënyrë që të dallohen në errësirë. Veshja do të jetë e njëjtë me ato që veshin punëtorët në rrugë. Sipas autoriteteve lokale, kjo bëhet me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore në autostradë.

Punëtoret e seksit të mbledhur në një rrugë kryesore në Milano, në veri të Italisë do të përballen me një gjobë prej 500 eurosh nëse refuzojnë të veshin jelekun e dallueshëm në errësirë.

Autoritetet në qytetin e Spino d’Adda thonë se prostitutat përbëjnë një problem të madh në sigurinë rrugore në aksin nga Milano në Cremona, dhe duhet të trajtohen si punëtorë ndërtimi. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd