Transmetuar më 20-08-2015, 13:15

Durrës, 20 gusht 2015, NOA.al- Gjendet pa jetë trupi i një shtetasi në hyrjen e stadiumit "Niko Dovana", në Durrës.
Mësohet se viktima është shtetasi P.N., 51 vjeç, punonjës i mirëmbajtjes së Stadiumit.
Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Pas hetimeve të parë, policia është shprehur se vdekja e 51 vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





