Transmetuar më 20-08-2015, 12:51

Tiranë, 20 gusht 2015, NOA.al- Zhvillohet në Shkodër mbledhja e konstituimit të këshillit Bashkiak.
Mbledhje, e cila është zhvilluar me debate dhe kërcënime mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë.
Këshilltarët e majtë kërkuan që votimi të jetë transparent.
Gjithashtu debate në mbledhje ka pasur edhe për zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit Bashkiak, por pas votimit me 28 vota pro nga 51 të pranishëm, është zgjedhur kryetar i Këshillit Bashkiak, kandidati i PD-së Xhemal Bushati, duke mundur kandidatin e PS-së Luan Heta. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





