
Tiranë, 20 gusht 2015, NOA.al- Kryeministri Rama zhvilloi një takim në kryeministri me punonjësit e tatimeve dhe taksave.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se do të vendosim rendin ligjor në ekonomi.
Ai theksoi s beteja e qeverisë është për të mbrojtur konsumatorin dhe biznesin.
Gjithashtu ai kërkoi denoncim të çdo sjellje të pa denjë të punonjësve dhe për këtë do të vihen në dispozicion numrat e kontaktit për qytetarët.
Duke u ndalur tek informaliteti kryeministri tha se ai është papërgjegjshmëri e administratës.
Rama theksoi se për të vënë ne efiçencë ekonomie dje do të ketë ndëshkime dhe për ata biznese që nxisin informalitetin.
Rama ju kërkoi bizneseve që të regjistrohen për ti dhënë fund informalitetit para se të përballen me ligjin. Gjithashtu ai kërkoi vendosjen e kasave fiskale dhe vendosjen e tij në funksion të konsumatorit.
“Ne jemi për bashkëpunim me biznesin dhe jo për luftë me të”, tha Rama. (vijon)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





