



Sllovaki, 20 gusht 2015, NOA.al- Dy aeroplanë janë përplasur në ajër në perëndim të kryeqytetit të Sllovakisë, Bratislavë, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona.
Autoritet bëjnë të ditur se në avionët që u përfshinë në këtë përplasje fatale kanë qenë të paktën 40 persona.
Juraj Denes, një zyrtar i qeverisë sllovake, tha për Daily Mail se bëhet fjalë për dy aeroplanë të vegjël sportivë të llojit L-410.
Këto avionë transportonin një grup parashutistësh. Përplasja u bë ndërsa dy avionët gjendeshin në 1500 metra lartësi.
Incidenti ndodhi sot ora 08.30 afër fshatit Cerveny Kamen, rreth 30 km nga kryeqyteti Bratislavë, tha Zuzana Farkasova, një zëdhënëse e repartit zjarrfikës. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





