Transmetuar më 20-08-2015, 11:44






Këngëtarja Elvana Gjata përveç këngës një vëmendje të veçantë i kushton edhe pamjes së jashtme.
Kjo duket fare mirë nga performancat e saj apo nga fotot e shumta që poston në llogarinë e saj në Instagram. Elvana shfaqet çdo moment mjaft e kuruar.
Përveç veshjes një vëmendje të veçantë vajza bukuroshe i kushton edhe flokëve, njëherë i bën me baluke, njëherë i mbledh topuz, i bën të valëzuara si dallgët e detit, tani duket se preferenca e radhës janë gërshetat.
Shikoni sa bukur duket në këto foto. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





