Transmetuar më 20-08-2015, 11:05

Tiranë, 20 gusht 2015, NOA.al- Policia e Qarkut Korçë ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy vajza adoleshente, të cilat kanë përdorur kartëmonedha false.

Policia informon se procedimi ka nisur ndaj shtetaseve XH.A. dhe S.B., të dyja 15 vjeç, banuese në Tiranë.

Kallëzimi ndaj këtyre dy shtetaseve është bërë nga R.L., 19 vjeç dhe E.H., 22 vjeç, të dy banues në Pogradec, të cilët punonin kamerier në një lokal në lagjen 1 në Pogradec.

Ata pretendojnë se dy vajzat me datë 18.08.2018, duke punuar si kamerierë ju kanë shërbyer dy 15 vjeçareve por kur ka ardhur momenti i pagesës, ata kanë dhënë secilit, 5 dhe 4 kartëmonedha 500 lekëshe të reja (të bllokuara në cilësinë e provës materiale), të cilat policia tha se janë të falsifikuara.

Dy vajzat janë ndalur dhe po procedohen në gjendje të lirë, për veprën penale  “Falsifikimi i monedhave”.  /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd