
Tiranë, 20 gusht 2015, NOA.al- Plagoset rëndë një kalimtare mëngjesin e sotëm në Tiranë. Qytetarja është përplasur nga një autobus i linjës Kinostudio-Kombinat, në zonën e Kombinatit.
Sipas dëshmitarëve aksidenti ka ndodhur ndërsa gruaja po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Menjëherë është lajmëruar policia dhe ka mberritur ambulanca. Pak minuta me pas, e plagosura është transportuar për në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia, e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet paraprake, duke ndaluar shoferin e autobusit të linjës Kombinat-Kinostudio, dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





