



Pejë, 20 Gusht 2015 NOA.al – Një kamion doli nga rruga duke përfunduar jashtë saj pasi u ndesh në ecje e sipër me një tjetër, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen serioze të dy të tjerëve..
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ora 07.05 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Rigjevë – Klinë, raporton noa.al.
Në fotot e mëposhtme shihni pamjet pas aksidentit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra tha se një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa detajet e aksidentit do të bëhen të ditura pas hetimit të rastit.
“Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit mes dy kamionëve transportues, njëri prej tyre me targa vendore ndërsa tjetri me targa të shtetit të Shqipërisë me drejtues 39 vjeçarin R.K.”, – konfirmoi Ibra.
Kurse kamioni tjetër me targa vendore të komunës së Ferizajt, drejtohej nga viktima J.S. 67 vjeç.
Ibraj tha se personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Spitalore të Pejës. Gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. “Si pasojë e aksidentit, në Spitalin Rajonal në Pejë janë duke u kuruar dy persona të lënduar, R.K., shtetas i Shqipërisë dhe D.H, 30 vjeç nga Ferizaj”, – tha Ibra.
Sipas ekipit mjekësor jeta e të lënduarve nuk është në rrezik. Kurse i ndjeri që drejtonte njërin kamion, J.S. nga fshati Greme –Ferizaj, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për autopsi. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





