



Një makinë-bombë ka shpërthyer pranë ndërtesës së sigurisë kombëtare, e cila ndodhet në zonë të banuar në Kajro, duke plagosur të paktën 6 policë dhe shkatërruar fasadat e disa ndërtesave aty pranë.
Ky shpërthim ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe nuk raportohet për persona të vdekur.
Në mediat sociale, njerëzit kanë thënë se kanë dëgjuar këtë shpërthim të fuqishëm edhe 10 kilometra larg.
Zyrtarët thanë se nga dëmet materiale, konstatohet se shpërthimi ka shkatërruar murin e ndërtesës së qeverisë dhe ka thyer xhamat e ndërtesës.
Autoritetet egjiptiane kanë thënë se sulmuesi kishte parkuar me makinën e tij përballë ndërtesës së sigurisë dhe më pas ishte larguar me motoçikletë.
Askush deri tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





