Transmetuar më 19-08-2015, 23:00

Quhet Liam Sayer, është vetëm 8 vjeç dhe është protagonist i një rasti absurd. Gjatë pushimeve me familjen në Egjipt një vit më parë, vogëlushi anglez nga Essex me dakordësinë e prindërve bëri një tatuazh me këna, duke realizuar një nga personazhet e tij të preferuar të Star Trek, Darth Maul.

Kështu për disa ditë imazhi i personazhit të preferuar qëndroi në shpinë, dhe Liam e tregonte me krenari.

Por rreth një javë më vonë, vogëlushi pikasi se kënaja ishte zhdukur dhe në vendin e saj ishin shfaqur disa njolla të kuqe.

Me kalimin e orëve lëkura e vogëlushit nisi të kruhej, ndërsa shpina iu mbush me flluska pikërisht në vendin e tatuazhit.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, fytyra e personazhit Darth Maul shihet ende, pavarësisht se kanë kaluar muaj që nga kurat që i vogli iu nënshtrua.

Sipas mjekëve bëhet fjalë për një reaksion alergjik, i cili është shkaktuar i stimuluar edhe nga rrezet e diellit. Edhe pse ka kaluar një vit, situata vazhdon të mbetet e njëjtë dhe nuk po gjendet një zgjidhje për këtë reaksion të shkaktuar te vogëlushi tashmë 8 vjeçar. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd