Transmetuar më 19-08-2015, 22:26

Tenisi është një sport i kushtueshëm, sidomos në fillim të karrierës. Ndërsa ka yje të njohur botërisht si Federer dhe Nadal, ka edhe tenistë të rinj që paguajnë shuma të mëdha për t’u bërë profesionistë.

Sigurisht që në ndihmë u vijnë familjet të cilat jo gjithmonë kanë të ardhura të mjaftueshme për përballimin e nevojave të fëmijëve.

Një rast i tillë vjen nga Spanja, ku një burrë me emrin Jose Conejro, baba i dy vajzave Alba dhe Laja që të dyja 17 vjeçe, ka bërë gjithçka në mënyrë që ato të futeshin në botën e tenisit profesionist.

Në mënyrë që vajzat t’i binin rrotull botës me shpresën që të bëheshin profesioniste ai ka vjedhur 330 mijë euro në banka, ku grabitjen e parë e ka bërë në vitin 2010.

Jose Conejro akuzohet për katër grabitje bankash, në sajë të të cilave kishte mbledhur 330 mijë euro. Synimi i tij ishte që të mblidhte sa më shumë para, në mënyrë që t’u mundësonte vajzave, të bëheshin pjesë e sportit profesionist të tenisit.

Por pavarësisht se u shpreh i gatshëm për të kthyer në bankë gradualisht gjithë paratë e vjedhura, policia e arrestoi pak ditë më parë.

Ai u tradhtua nga motorri i tij Ducati Monster, i njohur nga policia si i vjedhur, për shkak edhe se mjete të tilla janë shumë të rralla në qarkullim./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd