Transmetuar më 19-08-2015, 21:36

Një kullë e lartë 20 kilometra, nga ku mund të nisesh për udhëtime hapësinore. Është kjo ideja e një shoqërie kanadeze të specializuar në teknologji hapësinore, Troth Technology.

Projekti ka marrë aprovimin dhe pritet të bëhen gati hapat e nevojshëm për nisjen e tij.

“Ideja është që të kërkohet një sistem i ri për të arritur në kufi me qiellin. Si? Me një ashensor të thjeshtë”, tha drejtuesja e kompanisë Caroline Roberts, duke prezantuar imazhet e para të kullës, e cila për momentin mbetet “një projekt në letër”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd