
Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur në Rrëshen në fund të muajit korrik, kur u përplasën dy automjete.
Pasditen e sotme ka ndërruar jetë në një spital të Gjermanisë, vajza e familjes nga Kosova, pasi më 1 gusht ndërroi jetë 14 vjeçari E. Bytyçi, po i së njëjtës familje.
Dy automjete, një mjet “Ford” me targë AA776LD dhe një tip “Volkswagen” me targa gjermane BOHY264, u përplasën me njëra-tjetrën pranë një karburanti më 27 korrik, dhe si pasojë mbetën të plagosur të 10 personat që udhëtonin me to. Mes të plagosurve ishin dhe dy fëmijë, ku njëri ndërroi jetë pak ditë më parë dhe tjetra sot.
Aksidenti ndodhi në Rrugën e Kombit, në dalje të Rrëshenit./a.y/noa.al Aksident me 10 persona të plagosur pranë rrugës së Kombit
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





