Transmetuar më 19-08-2015, 20:09

“Janë 800 mijë personat që kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë vitit 2015”. Kështu tha Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomans De Maiziere, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një shifër të dyfishuar krahasuar me një vit më parë.
Duke folur sot për mediat ai tha se është një sfidë që do të menaxhohet, për të dhënë një zgjidhje në Europë.
Ai bëri me dije se vetëm për muajin korrik numri i azilkërkuesve ka qenë 37 531.
Ndërkohë vendet që kanë numrin më të madh të azilkërkuesve janë Siria, Shqipëria dhe Serbia, të ndjekura Afganistani, Iraku, Maqedonia, Kosova dhe Eritrea./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





