Transmetuar më 19-08-2015, 19:56

De-oligarkizimi i politikës ka rritur tensionet dhe dyshimet në marrëdhëniet Rama-Meta…

Nga prof. Dr. Kastriot Islami

Pavarësisht se çfarë është përpjekur të përcjellë së fundmi në media, kryeministri Edi Rama, por edhe kryetari i parlamentit Ilir Meta, sikur nuk ka asnjë problem mes tyre, e vërteta është ndryshe.

Ne thelb marrëdhëniet e tyre janë problematike, gjithcka ka dale ne media gjate gushtit (marredheniet e prishura PS-LSI, koalicioni PS-PD, e të tjerë) ka qene pjese e propagandës/marketingut të Ramës por edhe e reagimeve qe Meta ka përcjellë përmes perfaqesueve te tij…

Ne realitet kjo vjen kryesisht nga nje trilerë e Rames, i cili përgatitet të "bëjë kurban Metën" i cili e ka shume të qarte këtë synim e për rrjedhojë është i përgatitur për çdo kunderveprim…

Trilema e Ramës dhe kurbani Meta

Ky është edhe thelbi i tensionimit të marrëdhënieve midis Ramës e Metës, të cilat zorr se do të gjejnë qetësi të qëndrueshme afatgjate, pavarësisht ndonjë tërheqje taktike/makiavelike të Ramës nga sulmi që ka programuar; marrëdhënie të cilat do të çojnë në çarjen e koalicionit…

Duket në pamje të parë alogjike përse Rama duhet të të futet në këtë konflikt me Metën, kur së bashku kanë pushtet të konsiderueshëm dhe mjaft hapsirë për tu marrë vesh per ndarjen e tortës.

Rama dhe Meta ndodhen në një “trilemë”: nga njëra janë të detyruar të kryejnë nën presion “de-oligarkizimin”, nga ana tjetër u kërkohet goditja së paku e një “peshku” të madh që procesi të konsiderohet i pranueshëm dhe së treti nëse kjo gjë ndodh humbja e zgjedhjeve në 2017 është një ngjarje pothuajse e sigurtë ndërkohë që nëse kjo s’ndodh stigmatizimi ndaj tyre do të ishte shumë i ashpër.

Rama gjykon se e vetmja mënyrë për të dalën nga kjo trilemë është të bëjë Kurban Metën; kështu do te konsiderohej një “politikan i pastër anti-oligarkik” dhe si i tillë mund të mbetej faktor për një “koalicion të madh PS-PD pa LSI”, ide që e rrotullon në kokën e tij prej kohësh dhe e përhap po vetë duke thënë se “me Metën është e pamundur të qeverisësh, ndonëse për tu maskuar përpiqet ta vendosë këtë “tezë” në gojën e përfaqesuesve a gazetarëve opozitarë si një ide apo kërkesë/nevojë qe vjen nga opozita apo nga jashte.

* Deputet, ish kryetar i Parlamentit, ish ministër i Jashtëm

**Qëndrimet e shprehura nuk paraqesin domosdoshmërisht vijën editoriale të NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd