
Tashmë është zyrtare. Pas miratimit nga Food and Drug Administration, agjencia përgjegjëse për tregtinë e medikamenteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ashtuquajtura “viagra” për femrat, ilaçi i parë që rrit dëshirën seksuale të femrës do të jetë në farmacitë amerikane duke nisur nga 17 tetori.
Produkti për të cilin prej javësh janë ndezur polemika do të jepet vetëm me recetë të mjekut, në fazën para menopauzës, periudhë kur vihet re një rënie kronike e dëshirës seksuale te femra.
Megjithatë ndaj këtij ilaçi nuk kanë munguar kritikat, pasi janë të shumtë ata që e cilësojnë si një “afrodiziak mediokër” me efekte kolaterale të rrezikshme që e transformon një rënie normale të dëshirës seksuale në një sëmundje./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





