Transmetuar më 19-08-2015, 15:16

Modelja 23 vjeçare Cara Delevigne e cila për disa vite me radhë sfiloi në pasarelë për stilistët më të mëdhenj të botës, vendos krejt papritmas që të braktisë modën.

Ndoshta për t’iu dedikuar tërësisht kinematografisë, ku është angazhuar në disa role.

“Nuk do të punoj kurrë më në botën e modës”, deklaroi Cara në një intervistë për “The Times”, në të cilën tregoi se për shkak të stresit të punës ka pasur probleme shëndetësore.

“Nuk ndjej që të jem rritur si qenie njerëzore dhe kam harruar se sa e re jam. Ndihesha si plakë. Arrita deri në atë pikë sa të urreja trupin tim”, thotë 23 vjeçarja.

Gjithë sikleti thotë ajo ka ardhur për shkak se i është kërkuar të pozonte seksi në moshë fare të re.

“Ishte e neveritshme. Unë jam mjaftueshëm feministe dhe gjithë kjo më bënte keq”, shprehet më tej Delevigne, e cila pohon se në moshën 15 vjeçare u prek nga depresioni./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd