








Mbretëresha Elizabetë është monarkia që ka drejtuar më gjatë nga të gjithë Anglinë. Për nder të saj autoritet kanë vendosur të hapet një ekspozitë me foto-galeri, ku do të portretizohen vitet e saj si drejtuese e monarkisë.
Ekspozita do të hapet muajin e ardhshëm në Holyroodhouse të Edinburgut. E quajtur “Long To Reign Over Us”, ekspozita do t’i hapë dyert më 9 shtator, të njëjtën ditë kur Mbretëresha do të thyejë rekordin prej 63 vjetësh dhe 216 ditësh të vendosur nga stër-stër-gjyshja e saj Mbretëresha Viktoria.
Një miks portretesh dhe fotosh të rastësishme familjare do të jenë pjesë e koleksionit të Madhërisë së Saj, e cila është 89-vjeç dhe ka edhe disa foto bardh e zi të vitit 1952, kur ajo sapo vendosi kurorën e mbretëreshës. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





