Transmetuar më 19-08-2015, 13:01

Berat, 19 gusht 2015, NOA.al- Ka përfunduar në tragjedi tentativa për vjedhje e tre shtetasve në fshatin Kutalli, në  Berat.

Policia e këtij qarku informon se shtetasit Sulejman Kuka, 43 vjeç, banues në Kuçovë, shtetasi G.Q. 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe shtetasi O.Q, 33 vjeç  kanë shkuar për të vjedhur telat në shtyllën e tensionit të lartë.

Tentativë kjo, e cila ka rezultuar fatale për shtetasin O.Q 33 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur menjëherë pasi ka rënë në korrent.

Policia ka marrë informacion menjëherë për këtë ngjarje të rëndë dhe ka vajtur në vendngjarje. Pas hetimeve të para është bërë ndalimi i shtetasit Sulejman Kuka 43 vjeç dhe ka nisur procedimi  në gjendje të lirë të shtetasit G.Q  40 vjeç me akuzën, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Moskallëzimi i krimit”. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd