




Rihanna nuk e pret hiç mirë videoklipin e nxehtë të ish të dashurit të saj me këngëtaren shqiptare të Kosovës, Rita Ora
Megjithëse ka kaluar shumë kohë që ata të dy janë ndarë, reperi i njohur Chris Brown ende nuk e ka harruar ish të dashurën e tij, Rihanna.
“Më ka marrë malli për Rihannën, më mungon. Ajo ka një shpirt që vetëm një engjëll mund ta ketë. Thjesht fakti që mund të flas me të është më mirë se sa seksi me të,” ka thënë ai.
Kjo deklaratë nga Chris vjen pas bashkëpunimit që ai ka realizuar me këngëtaren tjetër, bukuroshen shqiptare nga Kosova, Rita Ora (Sahatçi).
Ky ishte një bashkëpunim hot (i nxehtë) përsa i përket videoklipit dhe siç bëhet e ditur nga mediat e ndryshme amerikane dhe britanike që po vlojnë për këtë duet, Rihanna nuk e ka pritur fort mirë.
Rihanna është një nga këngëtaret më të kërkuara në tregun botëror të muzikës dhe për këtë sukses të madh të saj, meritë ka edhe Chris Brown. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





