Transmetuar më 19-08-2015, 12:25

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, është identifikuar dhe goditur në Elbasan, në kuadrin e punës së sektorit antidrogë në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan.

Specialistët kundër Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të 17 vjeçarit A.D., 17 vjeç, banues në Elbasan.

Adoleshenti u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet një sasi lënde narkotike, e llojit Cannabis Sattiva.

Nga veprimet e para hetimore, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 2.2 gramë Cannabis Sattiva e ndarë në doza për shitje, tre telefona celularë, si dhe 7.000 lekë të reja.

Policia tha se materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd