
Përplasja e dy makinave shkakton plagosjen e një gruaje me djalin si dhe dy personave të tjerë në rrugën kombëtare Librazhd-Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional pranë fshatit Mirakë, ku janë përplasur autovetura tip Benz me targa AA 806 IV, është përplasur me mjetin tjetër tip Benz me targa AA 183 LL.
Benz-i i parë drejtohej nga Armand Gugu, 19 vjeç, banues në Librazhd. Kurse Benz-i i dytë kishte për drejtues 44 vjeçarin S.J., banues në Durrës.
Nga hetimet në vendngjarje noa.al bën të ditur se në momentin që janë përplasur dy makinat, për pasojë, është aksidentuar shtetasja S.J., 34 vjeçe, si dhe djali i saj, L.J., 7 vjeç të cilët ishin pasagjerë në mjetin Benz me targa AA 183 LL.
Po ashtu, janë plagosur edhe SH.G., 56 vjeç dhe N.D. 54 vjeç, të dy banues në Librazhd, të cilët ishin pasagjerë në mjetin Benz me targa AA 806 IV.
Policia thotë se katër të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin e Librazhdit. Tashmë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë aksident, specialistët e sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të 19 vjeçarit Armand Gugu, banues në Librazhd. I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





