Transmetuar më 19-08-2015, 12:07

SHBA, 19 gusht 2015, NOA.al-  Mbyt fëmijët meshkuj për të “mbrojtur”  vajzën. Kjo ngjarje e rëndë është shënuar në Ohio të SHBA, ku një nënë 23 vjeçe ka vrarë tre djemtë e saj sepse mendonte se bashkëshorti donte më shumë djemtë sesa vajzën.

Ajo mbyti tre fëmijët e saj, Noah dhe Niall 3 muajsh dhe 4-vjeçarin Gavin për të “mbrojtur” vajzën e saj, të cilën sipas pretendimit të nënës, bashkëshorti  nuk e donte aq shumë sa tre djemtë.

Brittany Pilkington mbrëmjen e djeshme mori në telefon emergjencën për të njoftuar se djali i saj nuk merrte frymë. Kur mbërrin ambulanca fëmija kishte humbur jetën.

Policia ka vënë re disa shenja paniku tek 23 vjeçarja gjatë kohës që po pyetej për ngjarjen e rendë dhe nga frika 23-vjeçarja ka  treguar se në korrik të vitit 2014 kishe mbytur djalin tjetër , i cili po në atë kohe ishte 3 muajsh dhe po ashtu në prill të 2015-ës kishte mbytur djalin 4-vjeç.

Policia e arrestoi menjëherë dhe pas disa ditësh gjykata do të japë dënimin për ”nënën vrasëse”. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd