
Gjermani, 19 gusht 2015, NOA.al- Parlamenti Gjerman, pritet që të miratojë sot një paketë të tretë për shpëtimin e Greqisë.
Ky vendim vjen në një kohë kur kancelaria Merkel po përballet me pakënaqësi brenda partisë së saj për çështjen e Greqisë.
Përfaqësues të CDU, janë skeptikë nëse Athina do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e saja .
Për t’iu kundërvënë kundërshtarëve, qeveria e Merkelit ka këmbëngulur se Greqia do të mbikëqyret nga afër gjatë gjithë procesit dhe do ti shlyejë të gjitha kreditë që i detyrohet shtetit gjerman.
Edhe pas fjalëve të Merkel ekziston akoma ende një pakicë e konsiderueshme brenda CDU, të cilët mund të votojnë kundër paketës së shpëtimit prej 86 miliard eurosh. Ata mendojnë se Greqia nuk do të ketë mundësi të shlyejë borxhet e marra, duke u bazuar në raportin e FMN, e cila ka parashikuar dështimin e paketës së tretë të ndihmës për shtetin Helen. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





